Hoxha: Pedofilia, alarmante në Shqipëri! Policia të ngrejë kurthe në rrjetet sociale

Hoxha: Pedofilia, alarmante në Shqipëri! Policia të ngrejë kurthe në rrjetet sociale

Gazetari Poli Hoxha e konsideroi si alarmant fenomenin e pedofilisë në Shqipëri. Duke folur në MCN Live gazetari tha se Policia në Shqipëri duhet të përdorë profile kurth për të kapur pedofilët, të cilët janë kudo dhe të sofistikuar.

Është vërtet alarmante, sepse ne si shoqëri jemi në një fazë që analizojmë vetëm atë që është e dukshme. Jemi komplet out se çfarë po ndodh realisht. Në Shqipëri është edhe më traumatik. Gazetarja hapi një faqe 15 vjeç dhe vetëm priti dhe u lëshuan të gjithë. Mund t’i kesh aq afër fëmijës sa nuk t’i kap mendja dhe janë shumë të sofistikuar, që rrezik nuk i ka njohur bashkëshortja për 50 vjet. Atë që bëri gazetarja pse s’e bëjnë këta, përse nuk ngre kurthe. Policia e shtetit duhet të uptedohet me këtë situatë. Ne dimë vetëm pjesën e denoncimeve. Duhet fokusuar te rrjeti. Është ulur shumë mosha e fëmijëve që përdorin rrjetet sociale, telefonin. Vërtet fillon nga familja, por ne e dimë mirë që kur vjen puna s’e bën dot kontrollin 100 për qind. Këtu është shteti, sepse frika e ruan vreshti. Unë do të doja që zëdhënësi i Policisë të dilte e të thoshte që me agjentë të infiltruar arriti të identifikojë 5 pedofilë, apo 5 ngacmues. Kjo më jep mua si prind shpresë, i tregoj edhe vajzës mos fol me të panjohur. I tkurr këta. Ose i kap media dhe pastaj policia, ose denoncohen. Ku janë të denoncuarit, i ke të gjithë të lirë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy