Vazhdon të rritet bilanci i viktimave në Haiti pasi kalimit të uraganit Matthew, duke arritur në 842 të vdekur.
Por autoritetet i tremben faktit se bilanci i të vdekurve mund të rritet dramatikisht në orët në vijim.
Nga ana tjetër mbi 350 00 persona kanë nevojë urgjente për asistencë humanitare, njofton UNICEF-i.
Rreth 30 000 banesa janë shkatërruar dhe shumë qytete janë përmbytur dhe ka nevojë urgjente për uji të pishëm, shërbime higjeniko-sanitare, asistencë mjekësore, streha dhe mbrojtje.
UNICEF ka filluar një fushatë për mbledhje fondesh që të ndihmojë fëmijët në Haiti duke deklaruar se janët menjëherë të nevojshëm të paktën gjashtë milionë dollarë.



