Turqia ndalon emigrantët të kalojnë në Greqi përmes detit (VIDEO)

Turqia ndalon emigrantët të kalojnë në Greqi përmes detit (VIDEO)

Turqia nuk do të lejojë më emigrantët të kalojnë detin Egje për të kaluar në Greqi, pasi është i pasigurtë.

Urdhri i dhënë nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan, vjen pas një jave nga deklarata e tij se do të “hapë dyert” për refugjatët për t’u futur në Europë.

Bashkimi Europian e ka akuzuar Erdogan për përdorim të emigrantëve për qëllime politike. Ndërsa, ka deklaruar se dyert e Europës janë të mbyllura për emigrantët e paligjshëm.

Mësohet se përleshjet mes forcave kufitare greke dhe emigrantëve që tentojnë të futen në tokën helene kanë shpërthyer përsëri në kufirin tokësor.

Siç shihet, nuk ka pasur ndonjë ndryshim kursi në pozicionin e Turqisë në lidhje me lejimin e emigrantëve që përpiqen për t’u futur në Greqi, përmes kësaj rruge.

Policia greke, të shtunën, hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e mëdha të emigrantëve në vendkalimin kufitar në Kastanitë, kurse këta të fundit iu përgjigjen me gurë dhe mjete të tjera, ndërsa brohorisnin “hapni portat”.

Greqia, gjithashtu hodhi akuza ndaj policisë turke se ka sulmuar me gaz lotsjellës policinë kufitare greke.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy