Europa ka shënuar një rekord infektimesh duke arritur në 30 milionë raste të reja që prej fillimit të pandemisë,
Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet shëndetësore të 52 vendeve (në lindje përfshin Azerbajxhanin dhe Rusinë) Europa konfirmohet si zona më e prekur në botë nga koronavirusi.
SHBA rendidet e dyta me 23.994.507 raste, duke u ndjekur nga Amerika Latine me 16.989.628 raste.
Më 17 dhjetor Evropa ishte rajoni i parë botëror që kaloi gjysmën e një milion vdekjeve.
Vendet më të prekura janë Rusia me 3,520,531 raste, 64,495 vdekje dhe Mbretëria e Bashkuar me 3,260,258 raste, 86,015 vdekje. Italia, sipas këtij numërimi, është në vendin e pestë, me 2,336,279 raste dhe 80,848 vdekje.



