U firmos nga Islami dhe Lavrov, Kote: Shqipëria të anulojë traktatin e miqësisë me Rusinë

U firmos nga Islami dhe Lavrov, Kote: Shqipëria të anulojë traktatin e miqësisë me Rusinë

Anëtari i Këshillit të Ambasadorëve Jorgji Kote deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN Live se një nga gabimet e Putinit ka qenë nënvlerësimi i sanksioneve të Perëndimit, që tani pritet të zgjerohen.

Pritet që këto sanksione të zgjerohen. Një nga gabimet e Putinit ka qenë nënvlerësimi i sanksioneve. Amerika do të heqë klauzolën e kombit të favorizuar në tregti, Rusia do humbasë shumë. Sanksionet nuk mund të zbatohen të gjitha menjëherë sepse duhen ndryshime ligjore. Zelensky është bërë praktikisht një lider i madh i botës. Gjermania deri tani nuk kishte respektuar kuotën 2 për qind për NATO-n, tani vendosi ta tejkalojë atë. Gjermania bllokoi Nordstream 2 që ishte një bombë atomike dhe heqja e pjesshme e SWIFT. Amerika po heq klauzolën e kombit të favorizuar që do jetë humbje e madhe. Me këto thirrje që ka bërë Zelensky kanë dhënë efektet e tyre. BE varet në 55 për qind nga gazi rus.

Diplomati tha se Shqipëria duhet të anulojë traktatin e miqësisë me Rusinë të nënshkruar në 2004 nga Sergej Lavrov dhe Kastriot Islami, ndonëse nuk është ratifikuar në Kuvend.

Ne kemi një traktat miqësie me Rusinë, të nënshkruar nga Lavrov dhe Islami. Është momenti që të shikohet dhe të anulohet, është veprim i thjeshtë, por domethënës. Ky nuk është ratifikuar nga Kuvendi, por s’ka rëndësi. Derisa Rusia na shpall vend jo miqësor, të dalësh të thuash ne këtë e heqim, e shfuqizojmë.

Po ashtu ai paralajmëroi se Rusia mund të tentojë të futet edhe ushtarakisht në Ballkan nëse vjen momenti.

Serbia ushqehet me bar në 4 grazhde, të BE-së, SHBA-ve, Rusisë dhe Kinës. Borrell do jetë nesër në Tiranë, është në një tur shëtitës në rajon, është mesazh solidariteti dhe kujdesi për Ballkanin Perëndimor.  Konflikti mund të ndikojë që Bullgaria të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, si mesazh ndaj Rusisë. Nëse nga qershori nuk hapen negociatat, nga qershori duhet të lobojmë fuqishëm, që pastaj të hapen në dhjetor, përndryshe do ngelet në kalendat greke.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy