Eklipsi i pjesshëm i Hënës (VIDEO)
Eklipsi i pjesshëm i Hënës, ndodhi mbrëmjen e së hënës kur dhe ishte paralajmëruar. Pamja spektakolare e dhuruar është një kombinim që nuk është parë që nga viti 1982 dhe s’do të përsëritet deri në vitin 2033 sipas një njoftimi nga agjencia kozmike amerikane NASA.
“Super-hëna” është një fenomen që ndodh kur Dielli, Toka dhe Hëna rreshtohen, me Tokën në mes. Hëna e plotë gjendet në pikën më të afërt me Tokën edhe pse largësia është 350 000 kilometra.
Kjo shtrirje shkakton hijen e Tokës që të bjerë në Hënë, dhe ngjyra portokalli vjen nga rrezet e diellit të refraktuar.