GJKKO shtyn seancën për Ilir Beqajn/ Ish-ministri refuzon të paguajë 1100 euro për marrjen e fashikullit që ka kërkuar (VIDEO)

GJKKO shtyn seancën për Ilir Beqajn/ Ish-ministri refuzon të paguajë 1100 euro për marrjen e fashikullit që ka kërkuar (VIDEO)

Pak minuta më parë GJKKO ka dalë më një vendim të ndërmjetëm, ka shtyrë për në datën 11 mars seancën nga Beqajt, ndaj të cilit rëndon akuza për shpërdorim detyre.

Gazetari Arsen Rusa tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live se ai ka kërkuar fashikullin e hetimit ndaj tij, por nuk e ka marrë pasi ka një debat administrativ se kush duhet të paguajë koston prej 1 100 eurosh të kësaj procedure.

Teksa Beqaj paraqitet çdo të premte ora 15:00 para oficerëve të BKH-së, ai ka një kërkesë t’i vihet në dispozicion fashikulli hetimor, materialet pasi ai është personi ndaj të cilit është hetuar. E ka depozituar këtë kërkesë, por gjykata nuk është shprehur. Ka një debat administrativ se kush do paguaj vlerën monetare,  1100 euro që gjykata dhe prokuroria ia kanë faturuar Beqajt, por ai nëpërmjet avokatit, Ilir Yzeiraj kërkon që këtë faturë të mos e paguajë me argumentin se për aq kohë sa hetimet janë kryer ndaj tij si person palë ndërgjyqësore ka të drejtë ta marrë falës fashikullin.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy