“Këtë mëngjes herët, forcat ruse kanë pushtuar Ukrainën, një vend të lirë dhe sovran. Edhe një herë, në qendër të Europës, burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm, humbin jetën dhe të tjerë druhen për të. Dënojmë këtë akt barbar dhe argumentet cinike të përdorura si justifikim”.
Një deklaratë e tillë vjen nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pas agresionit rus ndaj qyteteve kryesore të Ukrainës.
Von der Leyen, shton se Ukraina po përjeton orë të errëta.
Nga bombardimet ruse në Ukrainë, siç raporton BBC, janë vrarë 7 persona, 9 të tjerë janë plagosur, ndërsa 19 rezultojnë të zhdukur.



