Kurti-Vuçiç ‘takohen’ në Bruksel/ Kabashi: U morën vesh për ‘deeskalim’ të situatës porse jo për hapat që duhet të ndiqen për implementim të marrëveshjeve (VIDEO)

Kurti-Vuçiç ‘takohen’ në Bruksel/ Kabashi: U morën vesh për ‘deeskalim’ të situatës porse jo për hapat që duhet të ndiqen për implementim të marrëveshjeve (VIDEO)

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel ka thënë pas takimeve të ndara që ka zhvilluar me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, dje në Bruksel, se zgjedhjet e reja në komunat e banuara me shumicë serbe janë thelbi i zgjidhjes së krizës në veriun e Kosovës. Analisti nga Prishtina Bekim Kabashi, në një intervistë në MCN live, vlerëson se takimet e ndara na bënë të kuptojmë se u morën vesh për deeskalim të situatës në veri, që nënkupton pajtueshmëri për mbajtje të zgjedhjeve. Sipas Kabashit, nuk u bën të ditura mënyrat dhe format se si do të shpallen këto zgjedhje të përkohshme. "Takimi i djeshëm në Bruksel erdhi pas një situatë të gjatë të tensionuar dhe ajo çfarë mund të themi pavarësisht se u dha pak informacion në takim, u la të kuptohet se ka një marrëveshje për deeskalim të situatës por ka edhe një marrëveshje që të jenë të kujdesshëm se si do ta prezantojnë atë para opinionit publik sepse të dy palët, si Serbia ashtu edhe Kosova i kanë kontribuar nxitjes së po themi urrejtjes në mes të dy palëve dhe tërheqja e tyre do të kishte kosto edhe në opinionet e brendshme të të dy vendeve. Na u tha që ka një pajtueshmëri për mbajtje të zgjedhjeve por dihet që ka pasur edhe një herë, pro problematika se si duhet të shkohet deri atje, Kosovës, i është kërkuar largimi i kryetarëve dhe tërheqja e forcave speciale nga këto objekte dhe pastaj të gjendet një formë për të shpallur zgjedhje të parakohshme. Këtë rast nuk pamë akuza dhe qëndrime kundër njëri tjetrit rreth formës se si do të tërhiqen, më shumë akuzat ishin në nivel personal pse kush ka vullnet me u taku, pra një retorikë e ashpër mes opalëve por jo për çështje konkrete për çtensioninin e situatës. Sipas analistit Kabashi, megjithëkëtë kalkulim politik, të dyja palët kanë problem me implementimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. "Kemi pasur kalkulim politikë, po që na jep me kuptojmë se disa hapa do të ndiqen dhe cilët do të jenë ata nuk e dimë por ajo çfarë dimë që është që të dyja palët problemin e kanë me implementimin e marrëveshjes së Brukselit, pala kosovare është këmbëngulëses që të mos implementoi themelimin e Asociacionit, atë lloj autonomie qe kërkohet për serbët, ndërsa Serbia e ka kërkese themelimin e këtij asociacionit dhe e ka problem pranimin e kërkesës sa i takon njohjes së simboleve. Tani jemi në këtë fazën ku kanë dashur të dyja palët se pavarësisht se janë kundërshtarë i bashkon një pikë shumë, e rëndësishme që është mos implementimi i marrëveshjes, dhe tani duket se ka pajtim vetëm për de përshkallëzim të situatës por jo edhe për hapat që duhen të ndiqen për të implementuar marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy