
Shqipëria ka arritur kuotën e 400 mijë të vaksinuarve nga COVID. Një lajm i cili bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetëisë dhe Ogerta Manastirliu, e cila thotë se ky proces nuk ndalet.
Vaksinimi në Shqipëri ka filluar që prej muajit janar, ndërsa objektivi është që të arrihet kuota e 500 mijëve deri në qershor. Si kryeministri Rama ashtu edhe Manastirliu kanë deklaruar se kjo shifer gjithsesi mund të arrihet edhe deri në fund të majit.



