
Gazetari i sportit, Edi Hajdini, në emisionin “SportZone” në MCN TV, komentoi ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit, që u fitua 3-0 nga rrogozhinasit.
Hajdini deklaroi se Egnatia ka ndryshuar me trajnerin Shpëtim Duro dhe kjo duket në fushën e lojës.
Nuk duhet anashkaluar puna e Shpëtim Duro tek Egnatia. Shikoj një skuadër ndryshe nga ajo që ishte me Edlir Tetovës. Me Partizanin morën 3 pikë të rëndësishme. Partizani ndodhet në vendin e parë, jo vetëm për meritën e tyre, por edhe për shkak të gabimeve të kundërshtarëve. Tani duhet të tremben më shumë nga Tirana. Bardheblutë më tregojnë skuadrën e sezonit të kaluar, ku kanë vetëm rritje.
Në lidhje me moviolën, Hajdini u shpreh se dy golat e parë të Egnatias ishin të parregullt, ndërsa shtoi se arbitrat po e bëjnë rrugë penalizimin e Partizanit.
Ai shtoi se të kuqtë nuk janë agresivë ndaj arbitrave, por kujtoi se kanë humbur titullin për shkak të gabimeve arbitrare.
Ishin 3 raste të diskutueshme në ndeshjen Egnatia-Partizani. Të goli i dytë, aksioni niste nga një faull. Duhej anuluar. Penalltia e Egnatias ishte e dyshimtë, pasi dukej si pozicion jashtë loje. U interesova dhe nuk kishte vijë. Mendoj se ishte pozicion jashtë loje. Partizani nuk është skuadra agresive ndaj arbitrave. Duhet edhe një lloj presioni. Arbitrat po e bëjnë rrugë penalizimin ndaj Partizanit. Kanë humbur titullin për shkak të gabimeve të arbitrave. Një meritë për fitoren e Egnatias, kishte edhe arbitri, që ndikoi në lojë.
Te Partizani zhgënjeu mbrojtja. Bitri nuk po tregon ecurinë dhe rendimentin e fillimit. Edhe sulmi ka zhgënjyer. Skuka nuk po shprehet si në fazën e parë. Nuk është ende lideri. Këto dy reparte duhet të ndryshojnë.



