Rrëshqitja e dheut në Indi, 90 të vdekur

Rrëshqitja e dheut në Indi, 90 të vdekur

Shirat e dendur në shtetin indian të Kerala çuan në rrëshqitje masive të dheut që vranë të paktën 90 persona.

“Jam i pikëlluar nga raportimet e rrëshqitjeve të dheut në rrethin Wayanad. Mendimet e mia janë me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre, duke u lutur për të gjithë të prekurit”, shkroi kryeministri indian Narendra Modi në rrjetet sociale.

Ai foli me kryeministren e Kerala, Pinarayi Vijayan dhe i premtoi asaj të gjithë ndihmën e qeverisë qendrore.

Distrikti më i goditur në shtetin indian të Kerala është Wayanad. Atje, operacionet e kërkim-shpëtimit po kryhen nga përfaqësues të Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive të Indisë, zjarrfikës dhe oficerë policie.

Ndërkohë rreth 100 persona arritën të shpëtoheshin nga ekipet e ndihmës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy