Strakosha: Më vjen keq për Buffonin

Strakosha: Më vjen keq për Buffonin

Strakosha ndjen keqardhje për dështimin e Italisë, më së shumti që Buffon nuk do të shijojë një tjetër Botëror, që i dha fund karrierës me Kombëtare.

Dështimi i Italisë për të siguruar një vend në Kampionatin Botëror dhe lotët e Gianluigi Buffon, kanë dëshpëruar shumë edhe portierin shqiptar, Thomas Strakosha.

Portieri i Lazios gjatë një bisede në ‘Sky Sport Italia’, ka deklaruar se është ndjerë keq kur ka parë në atë situatë idhullin e tij.

“Babai im (Legjenda e futbollit shqiptar Foto Strakosha) ishte heroi im, por idhulli im ishte gjithmonë Buffon, dhe jam dëshpëruar kur e kam parë atë në atë situatë, dhe mbi të gjitha Italia e ka merituar të shkojë tutje”, ka deklaruar Strakosha.

Italia nuk arriti të kualifikohet në Botëror duke u mposhtur në “Play-Off” nga Suedia. Sfida e parë përfundoi 1:0 në të mirë të suedezëve, ndërsa ajo kthyese në “San Siro” 0:0. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy