Analisti Milaim Zeka flet për banalitet në përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision dhe për këtë banalitet kërkoi që përgjegjësia të kërkohet tek drejtuesit e Festivalit të RTSH.
Njerëzit e jurisë, ne e dimë të gjithë që ka vite që në Shqipëri dhe Kosovë këngët apo përzgjedhja e shumë gjërave ndodh përmes zarfeve, njohjeve dhe pagesave.
Po të shkonte në festival kënga numër 2 e festivalit, ne në mënyrë automatike të paktën do të shkonim në finale. Përpos tekstit po të shikoni kostumet e grupit që e shoqëron Ronelën që është këngëtare fantastike, por kënga nuk ishte për Eurovision. Kostumet ishin të frikshme!
Drejtuesit e RTSH nuk e morën fare seriozisht qortimin që doli nga ana e Eurovision për provokimet. Dhe që atëherë e kam ditur se kënga shqiptare nuk duhet të shkonte në finale.
Për MCN Live ai tha se mediat ndërkombëtare e kanë bombarduar për veshjen banale dhe se votat e treguan se kënga nuk u kualifikua.
O Zot ku ku për ne, kush organizojnë festivale të kulturës njerëzit më anti-kulturë, njerëzit më përfitues. Edhe në festivalet e kaluara edhe në RTSH, edhe televizionet private ne e dimë se pjesa më e madhe e artistëve që sulmonin Elsa Lilën përdorin kokainë, bëjnë gjithfarë skandalesh.
Ronela ka një zë brilant. Nëse dëgjoj ndonjë këngëtare në makinë është Ronela, por kënga nuk ishte për në Eurovision. Unë jam prezantues i shumë eventeve. E njoh prapaskenën e jurive dhe organizatorëve.
Ne na kanë sjellë me zarfa se kë duhet të votojmë dhe pse ta votojmë. Nuk po them që Ronela ka shkuar me njohje, por them që po të shkonte kënga e Alban Ramosaj, ka qenë për festival më e pranueshme, aq sa e njoh botën e Eurovisionit.
Ne nuk kemi gazetarë të kulturës të cilët analizojnë nëpër media e shkruajnë në gazeta ditore si është organizuar festivali, për prapaskenat e festivalet. Gazetarët janë të paguar nga mediat e tyre për të raportuar se çfarë ndodh në prapaskenë.
Ai kujtoi se në kohën kur Shqipëria përfaqësohej në Euriovision nga Eneda Tarifa, RTSH dha rreth 400 mijë dollarë për reklamën e këngës fituese, duke ngritur pikëpyetje se sa prej këtyre parave i shfrytëzon këngëtare,.
Asokohe ngrita një pyetje! Martin Lekën e kam mik, por do e them. Unë si Milaim plot emisione të mia i kam kritikuar vetë, pse e kam bërë aq keq. Nuk duhet marrë kritika si sulm, por si këshillë. Si ka mundësi që drejtori i RTSH ulet në Eurovision në vendin ku ulen këngëtarët? Në kohën që drejtori im i Radio Televizionit të Suedisë, as nuk e ka parë Eurovision.
Të gjithë gazetarët dhe kolegët e mi ishin të shokuar se mendojnë se drejtuesit e RTSH janë këngëtarë dhe valltarë. Kemi 1 milionë gjëra për të analizuar dhe shkruar.
Ne i stërmbushim kanalet televizive vetëm me kronikë të zezë dhe debate politike, jemi lëshuar në nivelin e Facebook, nuk bëjmë analizë. Si ka mundësi bëhet debat televiziv dy orë dhe nuk ke nesër një shkrim për ta bërë copë copë këtë debat.
Deklarata e Zekës u bë teksa diskutohej performanca e Shqipërisë në Eurovision, përballë kompozitores Diana Ziu dhe menaxherit të Ronela Hajatit, Eri Dee.



