Qeveria ‘godet’ Thethin/ Xama: Nuk qeveriset me aksione, duhet tu lihet forma e ankimimit

Qeveria ‘godet’ Thethin/ Xama: Nuk qeveriset me aksione, duhet tu lihet forma e ankimimit

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka kritikuar aksionin e fundit të qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, duke theksuar se ky është një problem që ka lindur si rezultat i një politike të paqëndrueshme dhe të pasaktë të autoriteteve.

Xama shpjegoi se shumë nga ndërtesat e ngritura në Theth janë bërë me lejen dhe bekimin e qeverisë, dhe tani, pasi janë bërë të njohura si probleme

Ka pasur një lëshim të autoriteteve për të kontrolluar ndërtimet, por tani që janë bërë të njohura, po përdoren aksione për t’i prishur ato, duke krijuar një situatë të padrejtë për ata që kanë investuar dhe besuar në autoritetet që u dhanë leje.

Mendoj se nuk mund të qeveriset me aksione. Në momentin që konstatohet paligjshmëria, duhet të shkojnë inspektoriatet e me rradhë. Por banorët thonë na kanë lejuar autoritetet. Kemi parë që edhe kur janë konstatuar nga kryeminsitri, pastaj kanë vajtur pa u lënë kohën e duhur, në mes të sezonit turistik. Ka ndodhur edhe në jug ku kanë nxjerrë turistët me fëmijë jashtë.

Nuk bëhet në kulmin e sezonit, për më tepër në një shtet ligjor, lihet edhe forma e ankimimit, sepse ajo që prishet nuk mund të rindërtohet më. Tre muaj më parë kur kontrollova për paketën e maleve, më doli takimi me banorët e Shodrës dhe Benet Becin, që thoshin po jeni në tokën tuaj, ndërtoni nuk ka nevojë për leje. Ata kanë të drejtë ta ngrenë si pretendim. Kjo është minimalisht një hipokrizi, që t’ju thotë ndërtoni dhe pastaj në mes të sezonit, shkon dhe ishte si luftë me armë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy