Rama: Sezoni turistik i shtoi ekonomisë gjysmë miliardi euro

Rama: Sezoni turistik i shtoi ekonomisë gjysmë miliardi euro

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar të suksesshëm sezonin turistik të kësaj vere. Gjatë një takimi kryebashkiakët dhe prefektët, Rama tha se turizmi ka ndikuar pozitivisht në rritjen e punësimit dhe në ekonomi.

“Kemi një rritje të rëndësishme të numrit të turistëve dhe afro gjysmë miliard euro të futur në ekonomi nga turizmi sesa vitin e kaluar. Edhe impakti në ekonominë vendore ka qenë i rëndësishëm dhe sidomos gjatë qershorit dhe korrikut kemi parë që janë regjistruar një numër biznesesh të reja dhe ka pasur një përfshirë të konsiderueshme në punë të vajzave dhe djemëve, posacërisht studentë që dua t’i përgëzoj dhe inkurajoj për vitin shkollor që fillon, pasi kanë kaluar një eksperiencë pune me vlerë. Rritja e numrit të punësuarve, 6.1 % krahasuar me muajin maj në muajin qershor në tërësi është domethënëse dhe në disa zona turistike shifrat zyrtare janë domethënëse 22% punësime më shumë në Sarandë dhe deri 7% në Vlorë dhe Lezhë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se problem që kërkon zgjidhje mbetet ndarja mes zonave publike dhe private në bregdet.  

“Kemi situatë të patolerueshme si në rastin e Lezhës, ku rërës i kanë dalë pronarët. Aty është një ekstrem me të cilin ne do të merremi. Ministri i Mjesidit është i ngarkuar për të ngritur një padi penale dhe për ta çliruar rërën. Ne duhet të kemi një plan të qartë e transparent, ndarje mes zonave publike dhe private”, tha ai. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy