Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke u arsyetuar sot në Tiranë për deklaratat që kishte bërë kundër Trump, ka thënë se ishte prekur që ai ka folur kundër Kosovës. Por, e vërteta është se Trump nuk ka bërë ndonjë deklarataë kundër Kosovës. Rama ose gënjen ose është i keqinformuar, shkruan Express.
Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për media, sot në Tiranë, ka gënjyer publikun kur ka thënë se deklaratat kundër Trump, i ka bërë për shkak të Kosovës. Nuk dihet se cilave deklarata të Trump u referohet Rama, por nëse e ka fjalën për “intervistën” që Trump e ka dhënë për një media serbe, ku thuhej se i kishte kërkuar ndjesë popullit serb për Kosovën dhe bombardimet e NATO-s, atëherë dihet se këtë intervistë ekipi i Trump e ka mohuar duke thënë se ai nuk ka folur asnjëherë për një medium serb.
Gazeta serbe po ashtu kishte kërkuar falje dhe kishte shpjeguar se ata janë viktimë e një aktori serbo-amerikan i cili kishte fabrikuar intervistën.
Por, si duket Rama nuk është dijeni për këtë. Ose është në dijeni por vetëm ka mashtruar publikun.
“Unë jam shprehur kundër Donald Trump si kandidat sepse më kanë prekur si shqiptar deklaratat për Kosovën, myslimanët, emigrantët dhe nuk jam i vetëm. Jam një pikë uji në detin e diskutimeve të panevojshme.
Respektimi im si kryeministër dhe qytetar i këtij vendi për popullin, qeverinë dhe presidentin si mishërim i votës së lirë dhe miqësia dhe aleanca as që mund të vihen në diskutim.
Vërtet ndjej keqarjdhje për banalitetin e disa agallarëve të kafes së madhe të politikës sonë që janë kaq mendje lehtë sa duket sikur sot gati sa nuk i ankohen presidentit të Amerikës për mua, por nuk funksionon.



