Skaneri konstaton përmirësim në gjendjen e avokatit Mëngjesi, mjekët do fillojnë nxjerrjen nga koma (VIDEO)

Skaneri konstaton përmirësim në gjendjen e avokatit Mëngjesi, mjekët do fillojnë nxjerrjen nga koma (VIDEO)

Gazetari Besmir Pula raportoi për MCN Live, detaje lidhur me gjendjen e avokatit Sokol Mengjesi i cili sot ndodhet në ditën e gjashtë e futjes në intubim nga ana e mjekëve në Spitalin e Traumës, pas goditjeve të pësuara.

Pula tha se gjendja e avokatit mbetet e njëjtë, e rënduar, duke vijuar në intubim, në reanimacion.

 

Drupal Ad

 

Burime nga grupi i mjekëve që ndodhen në sallën e reanimacionit me avokatin më kanë bërë me dije se sapo ka përfunduar procedura e skanerit dhe ka përmirësime nga skaneri i kaluar, tashmë do të nisin edhe me zgjimin gradual të tij. Skaneri ka dalë në konkluzionin që ka përmirësime, por gjendja vijon të jetë e rëndë. .

Avokati ka dy fraktura kockore në kokë dhe dëmtime në pjesën e përparme të trurit, po ashtu ka një hemorragji.

Mjekët e përcaktojnë gjendjen aktuale si një komë cerebrale. Pozitiv sipas mjekëve është fakti që enjtja nuk ka pasur përparim të mëtejshëm.

Mosha e re e avokatit dhe mungesa e sëmundjeve bashkëshoqëruese mund të ndikojnë për mirë për gjendjen e avokatit.

Lidhur me hetimet për autorët e dyshuar, Pula tha se vijojnë kërkimet për tre personat e shpallur në kërkim, ndërkohë që të shtunën gjykata dha masat e sigurisë “arrest me burg” për porositësin e dhunës ndaj avokatit, Dritan Nano dhe të vetëdorëzuarin Dorian Alia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy