Miss Afrika e Jugut, zgjidhet për herë të parë një grua e shurdhër

Miss Afrika e Jugut, zgjidhet për herë të parë një grua e shurdhër

Mia le Roux është gruaja e parë e shurdhër që kurorëzohet Miss Afrika e Jugut. Fituesja është një 28-vjeçare, e cila u diagnostikua me humbje të rëndë dëgjimi kur ishte një vjeç.

Vetëm pas punës së gjatë të terapisë së të folurit ajo arriti që të shqiptonte fjalët e saj të para.

Në fjalimin e saj të kurorëzimit, Le Roux tha se shpresonte se fitorja e saj do t’i ndihmonte ata persona që ndihen të përjashtuar nga shoqëria për të arritur “ëndrrat e tyre më të thella, ashtu si dhe unë”.

Javën e kaluar, studentja 23-vjeçare e drejtësisë Chidimma Adetshina u tërhoq nga konkursi pas akuzave se nëna e saj kishte vjedhur identitetin e një gruaje afrikano-jugore.

Adetshina ka lindur në Afrikën e Jugut nga një baba nigerian dhe një nënë me origjinë mozambike.

Ajo kishte qenë në qendër të kritikave në rrjetet sociale për disa javë, ku shumë njerëz, duke përfshirë një ministër të kabinetit, vunë në pikëpyetje të drejtën e saj për të përfaqësuar vendin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy