Charles III Mbreti i Anglisë dhe mjeshtri i madh i Photoshop-it. Duke parë me vëmendje fotografitë zyrtare të kurorëzimit, të publikuara nga profilet zyrtare të familjes mbretërore, vihet re një detaj domethënës: fytyra e Charles është gjithmonë e njëjtë.
Kontroll perfekt i shprehjeve të fytyrës apo puna e retushimit të fotove dixhitale? Fotografitë në fjalë janë dy: portreti vetëm në fron dhe fotoja çift me Camillën.
Duket se është dora e Photoshop-it, pasi duke i mbivendosur të dy fotografitë, fytyra dhe çdo detaj përputhen në mënyrë perfekte. Ndryshon vetëm shkëlqimi i fytyrës: në portretin me Camilla është përshtatur me dritën më të madhe të sfondit.
Portretet janë realizuar të shtunën pasdite në dhomën e fronit të Buckingham Palace.
Portretisti zyrtar ishte Hugo Burnand, një fotograf anglez 59-vjeçar, i cili ka ndjekur Charles dhe Camilla për gati njëzet vjet. Ai ishte fotografi zyrtar i dasmës së tyre në 2005 dhe i William dhe Kate në 2011, si dhe i disa portreteve zyrtare.
I intervistuar nga New York Times në ditët para fundjavës së kurorëzimit, ai tha se ndjente një përgjegjësi të madhe mbi supet e tij. Gjithashtu sepse portretet e kurorëzimit bëhen menjëherë material për librat e historisë.
Burnand, kishte shpjeguar se donte të rikrijonte një “skenë teatri”, një imazh që mund të ishte solemn por edhe intim.
“Si të bësh një bisedë ballë për ballë me sundimtarin”, tha ai për NY Times.
“Në fund është kryesisht çështje fati”, ishte shprehur Burnard. Dhe, në fakt, përballë një sipërmarrjeje thuajse të pamundur, ka të ngjarë që ai t’i drejtohet përpunimit të fotografive.
Pasi kishte gjetur fytyrën e duhur të Mbretit në një nga fotografitë e shkrepura, ai e kishte përsëritur atë edhe në imazhet e tjera.



