
Mijëra emigrantë të paligjshëm do të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara, tha presidenti i ShBA-së Donald Trump, teksa shpjegoi se bastisja e agjentëve federalë të ICE, agjencisë që merret me luftën kundër emigracionit të parregullt, do të fillojë që nesër. "Unë e kam për detyrë që ta bëj këtë", shtoi Trump, duke theksuar se më së pari vëmendja do të jetë tek ata që kanë kryer krime. Operacioni Blitz do të mbulojë të paktën 10 metropolet dhe mund të përfshijë të paktën 2 000 njerëz.



