Kancelarja Merkel është rikthyer në vendin e saj të punës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert në një konferencë për shtyp në Berlin.
"14 ditët e karantinës parandaluese në shtëpi të rekomanduara nga Instituti Koch kanë përfunduar dhe kancelarja Angela Merkel ka kryer disa testime me rezultate negative", theksoi zëdhënësi i qeverisë gjermane.



