Katër koalicione për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë

Katër koalicione për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë

Katër koalicione do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 6 tetor, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë.

Koalicioni ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate kanë dorëzuar kërkesën e tyre në KQZ që të marrin pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Po ashtu, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, do të garojnë si koalicion në zgjedhjet parlamentare.

Koalicioni Vatak, i përbërë nga tri parti (Partia Demokratike Boshnjake, Partia Demokratike Vatan dhe Partia e Bashkuar Boshnjake), po ashtu do të garojnë në një listë zgjedhore.

Ndërkaq, koalicioni i katërt i paraqitur në KQZ, i quajtur Sloboda (Liria), përbëhet nga Partia Përparimtare e Kosovës dhe Partia e Re e Kosovës.

KQZ po ashtu ka njoftuar se afati për aplikim për çertifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, përfundon më 6 shtator.

Zgjedhjet e 6 tetorit vijnë pasi Ramush Haradinaj, më 19 korrik dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit, pasi u thirr në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte nga Prokuroria Speciale në Hagë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy