Vokshi: Ndarja e partisë nga shteti po shqetëson edhe ndërkombëtarët

Vokshi: Ndarja e partisë nga shteti po shqetëson edhe ndërkombëtarët

“Jemi duke punuar intensivisht me të gjitha strukturat për mbledhjen e informacioneve që dëshmojnë krimet elektorale në atë që tashmë quhet libri i zi i 25 prillit”, tha në një intervistë për MCN TV, Albana Vokshi duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si “dirigjent të kësaj masakre”. Gjatë intervistës Vokshi po ashtu u shpreh se togfjalëshi parti-shtet i cili sipas saj nuk është përdorur më parë në misione të OSBE, tashmë po shqetëson shumë ndërkombëtarët.

Pjesë nga intervista e Albana Vokshit në MCN TV:

A keni bërë kallëzime për shkeljet elektorale?

Vokshi: Unë kam bërë disa kallëzime për shkelje flagrante të ligjit. Kam bërë kallzime për Veliajn, Lamen, Ulsi Manjën, Manastirliun. Kam bërë edhe për drejtues të tjerë. Ne kemi vepruar jo vetëm me denoncime mediatike, por edhe në mënyrë institucionale. Janë bërë mbi 150 denoncime dhe 40 kallëzime në SPAK. Nëse do marrë fund pandërshkueshmëria e atyre që janë përfshirë në krime elektorale vota e shqiptarëve do të ishte e lirë. Rama vërtetoi se është armiku më i madhi zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Këtu fillon edhe misioni i PD, për t’i dhënë mundësinë edhe qytetarëve të votojnë me vullnetin e tyre të lirë. Pas datës 25 prill ne kemi vijuar me denoncimet. Jemi duke punuar intensivisht me të gjitha strukturat për mbledhjen e informacioneve që dëshmojnë krimet elektorale për të hartuar atë që tashmë quhet libri i zi i 25 prillit. Ka qenë një masakër e dirigjuar nga vetë Rama. Unë kam marrë pjesë në shumë misione të OSBE dhe togfjalëshi parti-shtet asnjëherë nuk është përdorur. Ndarja e partisë nga shteti është ajo shqetëson tashmë edhe ndërkombëtarët.

Si do hyni në parlament?

Vokshi: Vendimet do merren pas diskutimeve me të gjitha forumet e PD. Nuk do njihet rezultati i zgjedhjeve por hapat e tjerë do të vendosen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy