Biden e quajti Putinin vrasës, reagon Moska

Biden e quajti Putinin vrasës, reagon Moska

Vetëm një ditë më parë në një intervistë televizive presidenti i SHBA, Joe Biden tha se homolohu i tij rus Vladimir Putin është një vrasës.

“Ju e njihni Vladimir Putin. Mendoni se është një vrasës?”, e pyeti Stefanopulos i ABC.

“Po”, u përgjigj presidenti amerikan, duke premtuar se lideri i Kremlinit do të paguajë një çmim për ndërhyrjen në zgjedhjet e 2020-ës në Amerikë.

Pas deklaratës së tij ka ardhur edhe reagimi i Moskës, shkruan The Guardian.

Vladimir Putin i ka thënë Joe Biden se "duhet një njeri për të njohur një të tillë", ndërkohë që zyrtarët e Kremlinit premtuan hakmarrje nëse presidenti amerikan nuk kërkon falje për përshkrimin e homologut të tij rus si një "vrasës".

Në një përplasje diplomatike të përshkallëzuar, zyrtarët rusë e përshkruan Biden si "të çmendur dhe histerik" pasi ai ra dakord gjatë një interviste televizive që Putini kishte orkestruar vrasje.

Të mërkurën Moska tërhoqi ambasadorin e saj në Uashington në shenjë proteste kundër intervistës së të enjtes.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy