
Vendi ynë në pjesën e parë të ditës parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe me kalime të pakta vranësirash në zonat malore.
Sipas MeteoAlb, në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen duke u shfaqur dhe në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore, por nuk do të mund të sjellin reshje në territor.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Rajoni dhe Evropa
Ballkani veriperëndimor do jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta. Po ashtu vijon të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të shiut Evropa Qendrore dhe Veriore.
Ndërsa Lindja e kontinentit do të jetë me vranësira dhe reshje në formë dëbore. Por në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave do të jetë pjesa me e madhe e Pellgut të Mesdheut.



