G7 do të bëjë gjithçka që është e nevojshme, duke përdorur të gjitha mjetet politike për të siguruar rritjen e ekonomive të G7, thuhet në deklaratën përfundimtare të drejtuesve të G7-s në një seancë-videokonferencë kushtuar koronavirusit. Ndër të tjera pandemia është përcaktuar si një "tragjedi botërore e njerëzimit dhe një krizë globale shëndetësore.



