Integrimi, Andoni: Qeverisë i janë dhënë sinjalet nga Europa

Integrimi, Andoni: Qeverisë i janë dhënë sinjalet nga Europa

Në studion e lajmeve, analisti Ben Andoni u shpreh se qeveria Rama i ka marrë sinjalet për mundësinë ë ndikimit të zhvillimeve të brendshme në procesin e integrimit. 

 

Leximi është i thjeshtë. Zoti Rama ka kohë që ka marrë mesazhe që nuk mund ta tolerojnë më Shqipërinë. Shqipëria ka bërë rrugë të paimagjinueshme në hapjen e kapitujve. Shqipëria ka marrë kritika të mëdha. Zoti Rama ka marrë kritika. Përfaqësia gjermane ka shmangur në shumë momente kontaktet dhe ka kontaktuar me SPAK e BKH. Njerëz që janë afër pushtetit i dinë shumë mirë se ç’do të thonë këto lëvizje. 

Këto simptoma nëse shtohen do të jenë pengesa për integrimin e vendit. Këto mund të sjellin vonim të fondeve, të proceseve të ndryshme. Prandaj qeveria duhet të ketë kujdes që duke krijuar këtë precedent të mos na lodhë. 

 

Lidhur me vetë PS-në, Andoni tha se konformizmi e ka dëmtuar atë, duke zbehur edhe kontributin e shumë emrave. 

 

Koha jonë është kohë e konformizimit politik. Ky lloj konformizmi që ka përfshirë edhe këtë pjesë socialiste idealiste, që janë pak, i ka bërë që jo të identifikohen me këtë pjesë që po lë shumë për të dëshiruar për drejtimin, por i ka bërë njerëzit që t’u harrojnë edhe kontributin e tyre të madh në PS. Jo më kot zoti Malaj e nxjerr si shqetësim të vazhdueshëm. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy