Partia Demokratike akuzon qeverinë se po mbyll një sy para trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt vendeve fqinje. Në një konferencë për mediat në mesditë, kreu i Departamentit të Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, tha se gjatë 10 ditëve të para të këtij viti, drejt Italisë dhe Greqisë janë trafikuar 4.5 tonë marijuanë. Kjo sasi është kapur nga policitë e vendeve fqinje.
“Katër tonë drogë nga Shqipëria drejt Italisë në 10 ditë. Drogë e kapur dhe e sekuestruar nga policia italiane. Në Greqi janë kapur rreth 500 kg drogë. 4.5 tonë në 10 ditë, e kapur nga policitë fqinje.
Këto të dhëna tregojnë se droga mbetet alternativë e Ramës dhe Tahirit. Ka ardhur koha për një qeveri të re që përcjell siguri dhe punë të ndershme”, tha ai.



