Kryeministrat e Spanjës dhe Danimarkës mbërrijnë në Kiev, do takohen me Zelensky-n

Kryeministrat e Spanjës dhe Danimarkës mbërrijnë në Kiev, do takohen me Zelensky-n

Kryeministrat e Spanjës dhe Danimarkës kanë mbërritur në Kiev dhe do të zhvillojnë një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Pas mbërritjes në kryeqytetin ukrainas, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen u shfaqën së bashku në një video të shkurtër të postuar në Twitter në llogarinë zyrtare të Sanchez.

Ukraina ka mbështetjen, solidaritetin dhe angazhimin e Spanjës.

Zyra e Frederiksen shkroi në Twitter se ajo dhe Sanchez do të takohen me Presidentin Zelensky për t'i ofruar mbështetje konkrete për Ukrainën. 

Ata do të takohen për të diskutuar situatën aktuale në Ukrainë, mbështetjen e mëtejshme për ukrainasit dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në lidhje me pushtimin rus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy