Teuta Toska, studiuese dhe Pedagoge në Universitetin e Elbasani, gjatë një intervistë për programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, u ndal sot në një analizë të faktit se pse disa degë në universitetet shqiptare po shkojnë drejt mbylljes.
Këtë ajo e vlerësoi me faktin se Universiteti është pararojë e zhvillimeve që ndodhin në shoqërinë shqiptare.
Sipas saj është normale që nëse tregu ndryshon, edhe programet shkojnë drejt ndryshimit dhe mbyllen.
Këtë vit ne në Universitetin e Elbasanit, jemi më mirë sesa vjet.
Desha të them se një pjesë e madhe e njerëzve janë të painformuar, pothuajse në pjesën më të më madhe të të regjistruarve tanë, pothuajse kemi punuar ne me studentët në momentin e të regjistruarit.
Sepse, ajo që më bën përshtypje, është se me këtë mesataren qe është në pjesën e VKM dhe u jep mundësi studentëve që të mund të paguhen me atë rroge minimale, janë informuar në javën e fundit, ose i kemi informuar ne.
Që do të thotë kam përshtypjen që Ministria e Arsimit duhet të kujdeset që te funksionojë mirë zinxhiri, pra jo vetëm të dali mediatikisht, që tashmë degët quhen prioritare, por ky zinxhir duhet të vazhdoj edhe ne shkollat e mesme.
Të rinjtë kanë nevojë maturantë që mësuesit qe përkujdesen për plotësimin e formularëve, të mund ti drejtojnë më mirë dhe ti koordinojnë, sepse ne kemi pasur studentë me mesatar të mirë që do të mund të hynin në këto degë prioritare, që regjistrohen në degë dyvjeçare.
Mbyllja nuk është çështja më e rëndësishme në arsimin universitar. Çështja është se universiteti është pararojë e zhvillimeve që ndodhin në shoqërinë shqiptare. Qe do të thotë nëse janë disa degë bileta avioni, dhe të jemi të sigurte se edhe shoqëria do të ngopet me disa degë, s’mund të kemi të njëjta programe studimi me interes, për shkak se tregu ndryshon edhe programet tona ndryshojnë.



