Martini: E prisja një kontakt nga Vllaznia, duhen këllqe që të flasësh për titullin

Martini: E prisja një kontakt nga Vllaznia, duhen këllqe që të flasësh për titullin

Trajneri Edi Martini, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se e priste një telefonatë nga Vllaznia, për drejtimin e skuadrës shkodrane. Martini zbuloi edhe arsyet e largimit nga Teuta, ndërsa duke u kthyer te Vllaznia, tha se duhen këllqe që të flitet për titullin kampion, që sipas tij, dikush i ka dhe dikush jo. “Së pari dua të them, se për disa arsye të miat të mija doja të isha në Shkodër. Doja të isha në shtëpi për arsye personale dhe më duhej të largohesha nga Durrësi. Nuk kam pasur kontakte me asnjë nga Vllaznia. Besoja se mund të vinte një kontakt nga presidenti Xhaferri. Çuditërisht nuk erdhi ky kontakt. Nuk kam asnjëlloj zhgënjimi. Më vjen mirë për Memellin që ka ardhur në SHkodër dhe i uroj suksese. E kam filluar futbollin te Vllaznia, kam dhënë gjithçka për atë fanellë. Në këto kushte mendoja se mund të kishim një bashkëpunim. Për mua në sezonin e fundit, Vllaznia ishte ekipi më i mirë në Superiore. Kishin dy formacione dhe ishin të frikshëm, i kam parë kështu në sezonin e fundit. Duhet të mësohesh me tituj dhe të flasësh për atë. Të flasësh për këtë, duhen këllqe. Dikush i ka, dikush jo. Bëjnë mirë që nuk flasin për titullin. Unë uroj dhe shpresoj ta arrijnë këtë. Është një rrugë e gjatë. Shumë shpejt për të folur. Titulli do këllqe për tu fituar. Me Vllazninë kampionë kemi dalë me trajnerë shkodranë. Vllazninë më shumë e respektojnë jabanxhinjtë, sesa ne vetë. Vllaznia është diçka private, të drejtën e ka marrë Xhaferri. Unë e kam shok dhe janë vendimet e tij. Në këtë drejtim nuk jam i zhgënjyer. Nëse nuk i dhemb atij që ka hedhur lekët, pse të na dhimbset ne të tjerëve?!", deklaroi Martini.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy