Manja: Amnistia kap vetëm 5% të veprave penale, nuk përfiton asnjë i dënuar nga GJKKO

Manja: Amnistia kap vetëm 5% të veprave penale, nuk përfiton asnjë i dënuar nga GJKKO

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi se nga amnistia penale përfitojnë vetëm 5% e veprave penale që ka Kodi Penal i Shqipërisë.

Duke folur në seancën e sotme parlamentare, Manja tha se do ishte në nderin e parlamentit që të bënte amnisti çdo fundvit.

Asnjë i dënuar nga GJKKO nuk përfiton nga amnistia dhe as nuk i zbritet dënimi dhe ky amendament do të votohet sot.

E kemi çuar nga 3 vjet në burrat në 4, nga 4 vjet për gratë në 5. Kë ka dënuar Gjykata e Posaçme, as nuk përfiton amnisti dhe as nuk përfiton ulje.

Në nderin e këtij parlamenti është të bëhet amnisti çdo fundvit, se bëhet fjalë për një amnisti për vepra të lehta penale.

Vetëm 5% të veprave të Kodit Penal kap kjo amnisti, 95% të tjerat nuk i kap.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy