Gazetarët protestojnë para Kuvendit/ Xama: Të ndalen sulmet dhe dezinformatat. Myzyraj: Sjellja e kryeministrit e papranueshme

Gazetarët protestojnë para Kuvendit/ Xama: Të ndalen sulmet dhe dezinformatat. Myzyraj: Sjellja e kryeministrit e papranueshme

Gazetarët zhvilluan sot një protestë para Kuvendit, në një kohë kur në Parlament po mbahet seanca parlamentare. Gazetari Isa Myzyraj denoncoi dërgimin e SMS-ve në telefonët e gazetarëve, ndërsa e konsideroi sjelljen e kryeministrit ndaj reporterëve si të papranueshme.

"Mesazhet që u janë dërguar gazetarëve në telefonat e tyre personal janë një mënyrë flagrante për të treguar se politikanët janë të aftë për të bërë gjithçka, edhe të indimdojnë, kërcënojnë dhe shantazhojnë drejtpërdrejt gazetarët. Sjelljet e kryeministrit me gazetarët janë të papranueshme”.

Ndërkaq, gazetarja Ola Xama kërkoi që të hiqen kasetat e gatshme, t’u kthehet përgjigje kërkesave për koment të gazetarëve ndaj institucioneve, si dhe të ndalen sulmet dhe dezinformatat.

"Sot dua të solidarizohem me gjithë kolegët e mi, ku çdo ditë e më tepër të bësh gazetari në Shqipëri është me të vërtetë e vështirë. U bëj thirrje politikanëve dhe zyrtarëve që të jenë më tolerantë ndaj medias dhe të respektojnë lirinë e saj. Shenjat e para janë të hiqen kasetat e gatshme, të bëhen konferencat për shtyp, t’u kthejnë përgjigje kërkesave për koment të gazetarëve ndaj institucioneve, të ndalin sulmet dhe dezinformatat”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy