Rusia ka ndaluar sërish organizatat e huaja jofitimprurëse. Këtë herë janë tre organizata gjermane. Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas e kritikoi veprimin Rusisë dhe u shpreh se ishte një hap pas shumë të rëndë, i cili pengon përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë.
Organizatat, që u ndaluan janë Forumi i Evropianëve që flasin Rusisht, Qendra për Modernizimin Liberal dhe Shoqata e Shkëmbimeve Gjermano-Ruse. Organizatat u cilësuan si të padëshiruara. Sipas drejtësisë ruse, këto aktivitete do të rrezikonin themelet e rendit kushtetues dhe Federatën Ruse.
Dy nga shoqatat e prekura nga ky vendim merrnin pjesë prej vitesh në Dialogun e Petersburgut, një forum diskutimi bilateral, i cili ka si qëllim arritjen e një mirëkuptimi mes shoqërive civile të Gjermanisë dhe të Rusisë. Sipas Heiko Maas, asnjë punë që zhvillojnë organizatat nuk mund të justifikojë vendimin e shtetit rus.
Ministri i jashtëm i kërkoi Rusisë, që të kthente mbrapsht vendimin për t'i cilësuar tre organizatat gjermane si të padëshiruara. Pasi përfaqësuesit e shoqërive civile, duhet të kenë të drejtën të bëjnë punën e tyre, pa u cilësuar si kriminelë.
Organizatat gjermane nuk janë të vetmet të cilat janë ndaluar në Rusi. Autoritet ruse kanë cilësuar si të padëshiruara dhe 30 organizata të tjera të huaja./Tagesschau/



