Gjenden të ngordhura disa kafshë në Vlorë/ Ruçi: Kanë hedhur ushqim të helmuar në disa zona të qytetit (VIDEO)

Gjenden të ngordhura disa kafshë në Vlorë/ Ruçi: Kanë hedhur ushqim të helmuar në disa zona të qytetit (VIDEO)

Në 24 orët e fundit në qytetin e Vlorës janë raportuar 5 raste të helmimit të kafshëve endacake dhe shtëpiake.

Korrespondenti i MCN në Vlorë, Edi Ruçi në një lidhje me MCN Live thotë se është lënë ushqim i helmuar përgjatë bulevardit të qytetit.

Sipas Ruçit, është ende e paqartë se kush e ka vendosur ushqimin e helmuar.

Në 24 orët e fundit mua më janë raportuar 5 raste të helmimit të kafshëve endacake dhe shtëpiake.

Janë hedhur ushqime të helmuara në bulevard. Pasi kafshët e konsumojnë këtë ushqimin, ngordhin. Nga kontaktet me qytetarë më është bërë me dije se kanë ngordhur 4 qen dhe 1 mace.

Janë në lagje të ndryshme të qytetit, pranë spitalit rajonal të Vlorës, në lagjen Kushtrimi, tek Skela,  përgjatë Lungomares etj. Këta persona kanë lënë ushqim të helmuar aty ku kalojnë kafshët. Përveç kafshëve endacake ushqimin e kanë konsumuar dhe kafshët shtëpiake.

Nuk dihet a ka një hetim pasi nuk ka denoncim nga qytetarët. Ata kanë prova se kush mund ta ketë bërë.

Media në Vlorë ka kërkuar që të gjendet një mënyrë për kastrimin dhe strehimin e këtyre kafshëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy