Ministria e Jashtme Çeke për MCN: Deklaratat e Zeman në Serbi nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar

Ministria e Jashtme Çeke për MCN: Deklaratat e Zeman në Serbi nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar

Disa ditë më parë, presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman, gjatë një vizite në Beograd u kërkoi falje serbëve për bombardimet e kryera nga NATO në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës.

"Serbia na ka mbështetur dhe ne e bombarduam. Më lejoni të them menjëherë se unë kërkoj falje për bombardimin e RFJ-së. Ishte një gabim. Si burrë, do t'i kërkoja popullit serb të na falte. Më ka shqetësuar për një kohë të gjatë kjo gjë”, citohet Zeman nga B92.

Por Ministria e Jashtme çeke distancohet nga këto deklarata, të cilat sipas saj nuk përfaqësojnë Çekinë, por opinionin personal të presidentit çek.

Në përgjigje të interesimit të MCN TV, Ministria e Jashtme Çeke sqaron se “komentet e Presidentit Zeman ishin deklarata e tij personale. Politika e rajonit të Ballkanit Perëndimor ka shumë ndërlikime. Nevojitet një dialog afatgjatë për të zgjidhur jo një, por dhjetëra, në mos qindra veprime të gabuara”.

Zeman i referohet ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në konfliktin e Kosovës në vitin 1999. Në atë kohë Zeman ishte kryeministër dhe Çekia sapo ishte anëtarësuar në NATO.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy