Nuk plotësonin kushtet higjieno-sanitare, mbyllen 28 thertore

Nuk plotësonin kushtet higjieno-sanitare, mbyllen 28 thertore

Njëzet e tetë pika të therjes së bagëtive janë mbyllur gjatë 3 ditëve të fundit për mosplotësim të kushteve higjieno-sanitare. Prej tre ditësh, drejtoritë rajonale të AKU-së kanë përqendruar punën e tyre në kontrollin e pikave të therjes, si dhe njësitë e tregtimit të mishit.

Si rezultat, nga 29 inspektime të kryera për këtë qëllim, janë mbyllur 28 pika therjeje në të gjithë vendin, ndërsa për një subjekt, është lënë detyra për plotësimin e disa kushteve.

Në Tiranë janë mbyllur tri pika therjeje, një punishte qoftesh dhe një pikë e tregtimit të mishit, si dhe një është paralajmëruar, 4 pika therjeje në Qarkun Gjirokastër, dy në Berat, dy në Dibër, 1 në Qarkun Elbasan dhe një subjekt është paralajmëruar, 4 në Qarkun Fier, 1 në Qarkun Lezhë, 1 në Qarkun Kukës, 1 në Shkodër, dhe 4 janë mbyllur nga Drejtoria Rajonale e e Qarkut Vlorë etj.

Disa ditë më parë, pas emërimit të kreut të ri të AKU-së, kryeministri Rama paralajmëroi marrjen e masave për thertoret e licencuara që nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare dhe pikat e tjera të palicencuara. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy