Ish-kryeministri pakistanez Nawaz Sharif dënohet me 10 vjet burg

Ish-kryeministri pakistanez Nawaz Sharif dënohet me 10 vjet burg

Një gjykatë kundër korrupsionit në Pakistan, ka dënuar ish-kryeministrin pakistanez, Nawaz Sharif, me 10 vjet burgim për blerjen e banesave luksoze në Londër.

Abbas, po ashtu, ka thënë se gjykata ka urdhëruar që pronat të konfiskohen.

Sharif që aktualisht është në Londër te gruaja e tij, pasi kjo e fundit është në gjendje kritike shëndetësore, pritet të apelojë vendimin dhe ka thënë se akuzat janë të motivuara politikisht.

Ai i kishte kërkuar gjykatës të shtynte vendimin derisa të kthehet në Pakistan.

Sharif, 67-vjeçar është larguar nga posti i kryeministrit derisa Gjykata Supreme i ka ndaluar përjetësisht angazhimin politik në një vendim të vitit 2017, për shkak të mosdeklarimit të pasurisë.

Vajza e tij, Maryam, e cila është duke garuar për një ulëse në parlament është dënuar me mandat shtatëvjeçar, ka raportuar media pakistaneze.

Sharif kishte cilësuar më herët procesin gjyqësor kundër tij si të motivuar politikisht.

Gjyqtari Mohammad Bashir urdhëroi Sharif të shërbejë 10 vjet për zotërimin e pasurive përtej të ardhurave dhe një vit për mos bashkëpunimin me NAB. 

Sharif dhe Maryam gjithashtu morën gjoba prej 8 mijë paund. Ata aktualisht janë në Londër, ku gruaja e Sharif, Kulsoom Nawaz, po merr trajtim për kancer.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy