Dita e Dëshmorëve ose 5 maji është dita që përkujtohen të rënët e Shqipërisë. Kjo datë është shumë e rëndësishme për shqiptarët, pasi në këtë datë kujtohen dhe nderohen trimat që luftuan për Shqipërinë e lirë.
Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Këtë datë e ka kujtuar sot edhe Kryeministri Edi Rama duke publikuar foton e monumentit “Nëna Shqipëri”.
Krah fotos ai ka shkruar se i përkujton përulësisht me respekt ata që e deshën atdheun me jetë.
Mirëmëngjesi. Përulësisht me respekt për ata që e deshën atdheun me jetë. Të paharrueshmit, Dëshmorët tanë.




