Mikrokreditë rikthehen në SPAK/ Xama: Nuk është ezauruar përfshirja e institucioneve publike në këtë aferë

Mikrokreditë rikthehen në SPAK/ Xama: Nuk është ezauruar përfshirja e institucioneve publike në këtë aferë

Gazetarja Ola Xama tha në studion e emisionit “MCN Economy” se është hap pozitiv që GJKKO ka kërkuar hetime shtesë për skandalin e mikrokredive. 

 

Sipas Xamës nuk është ezauruar përfshirja e institucioneve publike në këtë aferë.

 

Hap pozitiv që GJKKO ka kërkuar hetime shtesë. Janë abuzuar afro 30 mijë qytetarë, hetimet që ka bërë SPAK nuk kishin shtesë të re nga ajo që kishte bërë grupi i prokurorëve të Prokurorisë së Tiranës. Ishte i njëjti tekst që ishte administruar nga SPAK pas shpallje së moskompetencës nga Prokuroria e Tiranës. Për 6 muaj SPAK e ka mbajtur dosjen dhe e ka dërguar me të njëjtat fjalë si Prokuroria e Tiranës. Janë të paezauruara përfshirjet e institucioneve publike në aferën e mikrokredive. 

 

Nga 2015 deri në 2024 që shpërtheu si skandal nuk mund të lulëzonte për një kohë kaq të gjatë, dhe të mos kishte tolerancë apo bashkëpunim nga ana e institucioneve publike. Ky grup i strukturuar kriminal që kontaktonte dhe merrte në telefon këto mijëra familje, nuk kërcënonte vetëm debitorët, por edhe rrethin e tyre familjar.

 

Ku i kanë gjetur këto të dhëna personale, a i ka hetuar prokuroria? 

 

Me thellimin e skandalit ishte marrja forcërisht duke i tjetërsuar pasuritë e patundshme. Po agjencia e Kadastrës si e ka bërë bllokimin, sekuestrimin dhe tjetërsimin duke i regjistruar këto prona pa pasur bashkëpunim me këtë grup.

 

Si mundet që një bankë e nivelit të dytë të japë sinjale për 200 debitorë dhe kur shkonin tek Kadastra nuk ngrihet pikëpyetja për të verifikuar procedurën sa të rregullta janë. 

 

Kemi bashkëpunimin e përmbaruesve gjyqësorë privatë të përfshirë në këtë skemë për të cilët është ngritur akuzë. Nuk shohim veprimin institucional nga Ministria e Drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy