Një operacion i madh kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në Kanalin Anglez pasi një varkë me emigrantë u përmbys.
Një numër njerëzish janë në gjendje kritike, sipas një zëdhënësi të rojes bregdetare franceze të cituar nga Reuters. Aktualisht raportohet për të paktën 5 persona të vdekur.
Nuk është ende e qartë se sa njerëz ndodheshin në anije. Megjithatë raportimet paraprake nga Roja Bregdetare Franceze flasin për 50 emigrantë.



