
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shpreh shqetësim lidhur me situatën në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ai deklaron se Rusia, nuk ka dhënë asnjë sinjal tërheqjeje në terren, por përkundrazi trupa të tjera ushtarake janë shtuar.
Deklarata e Stoltenberg, u bë këtë të martë gjatë ministerialit të mbrojtjes në Bruksel.
“Po monitorojmë nga afër atë që po ndodh. Në të njëjtën kohë jemi të hapur për dialog diplomatik me Moskën. Megjithëse jemi ende në pritje të një reagimi nga Rusia, lidhur me kërkesën që i kemi bërë”, deklaroi Stoltenberg.
Deklarata e tij vjen në një kohë që një ditë më parë, Rusia njoftoi tërheqjen e një pjese të trupave nga kufiri, pas përfundimit të stërvitjes.



