Përfshihet nga flakët kabina e një kamioni në Tiranë, pranë zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta”.
Nga të dhënat paraprake policia bën me dije se në afërsi të nënkalimit te Fabrika e Miellit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip kamion me drejtues shtetasin O. K.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



