51-vjeçari humbet kontrollin e automjetit dhe del nga rruga, përfundon në spital shoferi dhe dy pasagjerë

51-vjeçari humbet kontrollin e automjetit dhe del nga rruga, përfundon në spital shoferi dhe dy pasagjerë

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 14:45, në aksin rrugor Qafa e Muzinës-Jorgucat. Një 51-vjeçar me inicialet A.M., duke drejtuar automjetin “Benz” humbi kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë u dëmtua shoferi dhe dy pasagjerë që po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës.

 

NJOFTIMI

Rreth orës 14:45, në aksin rrugor Qafa e Muzinës-Jorgucat, shtetasi A. M., 51 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy