
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërcënuar se do të përdorë forcën ushtarake kundër Greqisë, nëse ajo nuk ndryshon qëndrimin e saj për statusin e ishujve grekë në Egjeun lindor.
Pas stërvitjes së fundit ushtarake, Erdogan ka kërkuar që Athina çmilitarizonte ishujt e saj në Egjeun lindor, përndryshe do të përballej me kundërpërgjigjen e Ankarasë.
Në një fjalim të mbajtur në Izmir, Erdogan tha: “Përpjekja për të përdorur ishujt me status joushtarak në stërvitje të ndryshme dhe përpjekja për të instrumentalizuar NATO-n dhe vendet e treta në këtë paligjshmëri nuk ka asnjë kuptim, përveç një përpjekjeje që do të përfundojë në katastrofë.”



