Koncesion në sistemin e pagesave, Rabeta: Funksionon shkëlqyer, nuk është i nevojshëm

Koncesion në sistemin e pagesave, Rabeta: Funksionon shkëlqyer, nuk është i nevojshëm

Gazetari Lorenc Rabeta thotë se koncesioni i sistemit të pagesave nuk është i nevojshëm. Në studion e emisionit MCN Economy, Rabeta tha se aktualisht sistemi funksionon shumë mirë.

Dua ta filloj me konceptin, që sistemi shqiptar i pagesave është krenaria e Bankës së Shqipërisë. E kemi sot në një pikë shumë të mirë. Kemi një drejtori të sistemit të pagesave që funksionon shumë mirë. Është ndërtuar mirë dhe funksionon shumë mirë. I bëjmë shumë shpejt pagesat në euro. Kemi një sistem mjaft të mirë që kanalizon një numër të madh pagesash. Funksionon shumë mirë Drejtoria e Sistemit të Pagesave. Në komitet ka përfaqësues të të gjitha institucioneve.

Sipas tij, ligji për pagesat elektronike ka nevojë për ndryshim.  

Aksesi te të gjitha këto, i gjithë ky volum transaksionesh që kalon përmes sistemit të pagesave do të menaxhohej përmes risqeve. Kur dolën sheshit të dhënat, u mësuan të gjitha. Po ju keni një koleg i cili ka një projekt që me ID e tij kërkon informacion në institucionet ligjzbatuese. Nuk dimë akoma nëse nga sulmi ndaj AKSHIT u cenuan bizneset. Unë shoh një problem të madh me legjislacionin përreth pagesave elektronike. Besoj që edhe në të ardhmen do të kemi një ndryshim ligjesh.

Rabeta theksoi se dhënia e këtij shërbimi një kompanie koncesionare hap mundësinë e pastrimit të parave.

Është një sistem që funksionon mirë dhe ne po i ngjisim një hallkë që mua më duket si mish i huaj. Kemi një komitet sigurie. Banka e Shqipërisë mbledh disa prej zyrtarëve më të specializuar në Shqipëri. E shoh të vështirë.

Mund të ketë dublim të kësaj që sapo thashë më sipër. Kjo drejtori është një garantuese e parandalimit të pastrimit të parave. Në rast të një koncesioni mund të hapet një kanal që mund ta bëjë të mundur këtë.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy