Godina e shembur në Florida, shuhen shpresat për të mbijetuar

Godina e shembur në Florida, shuhen shpresat për të mbijetuar

Pas 14 ditësh kërkimi për të mbijetuarit nën rrënojat e ndërtesës 12-katëshe që u shemb në Miami, ekipet e shpëtimit humbën shpresën dhe ndalën punën e palodhur.

Në “luftë” me kohën, motin dhe gurët kanë qenë ekipet e shpëtimit prej 14 ditësh dhe netësh, të cilët kanë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës 54 të vdekur, shumica prej të cilëve janë gjetur në shtretërit e tyre, ndërkohë që 86 të tjerë janë ende të bllokuar.

Vendimi i hidhur por pragmatist ka ardhur pas bisedimeve të gjata me familjarët e personave të bllokuar, që deri në momentin e fundit jetonin me shpresën së mund të shihnin sërish fytyrat dhe buzëqeshjet e të dashurve të tyre. Por këto shpresa u shuan, pas 14 ditësh dhe shanset që ata mund të kenë mbijetuar janë gati 0.

Shkaku i shembjes mbetet ende i paqartë, megjithëse puna për zbulimin e tij po vazhdon.a

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy