Vrasja në burgun e Peqinit/ Rusta: Mungesë stafi, vëllai dhe mikesha e Mjacaj të dyshuarit kryesorë për futjen e armës (VIDEO)

Vrasja në burgun e Peqinit/ Rusta: Mungesë stafi, vëllai dhe mikesha e Mjacaj të dyshuarit kryesorë për futjen e armës (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta në MCN Live ka komentuar lidhur me vrasjen e ndodhur pak ditë më parë në burgun e Peqinit ku mbeti i vrarë Arben Lleshi dhe u plagos Indrit Shaqja. Ai u shpreh se skaneri në këtë burg nuk ka pas punuar dhe se është rregulluar vetëm 3 ditë para se të ndodhte ngjarja dhe se vetëm një kontroll fizik mund ta zbulonte armën. Sipas tij grupi hetimor po heton takimet e Mjacaj ku dyshohet se ka marrë dhe armën.

E kemi të qartë panoramën, e kemi me pikëpyetje nga autori kryesor dhe së fundmi me një zhvillim që mund të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve. Mjacaj ka marrë porosi për vrasje, e ka kryer, deklaron se e ka fshehur armën në kutinë e qumështit, por gjithsesi ky është pretendimi dhe tani është izoluar Sokol Mjacaj. Skaneri në burgun e Peqinit është prej kohësh, nuk ka punuar për një kohë të gjatë dhe 3-4 ditë para ngjarjes është rregulluar dhe ka qenë funksional. Ka hyrë para kohës që nuk ka punuar skaneri arma, kjo nuk dihet ende dhe nëse  fut armën kontrolli fizik ta gjen armën kur ti lëviz nga një regjim në tjetrin, bëhet kontrolli me dorë, pra ai është i favorizuar nga dikush tjetër. Ka zbritur Mjacaj nga një regjim në tjetrin dhe në vend që rrobat e tij ti marrë polici i merr vetë.

Më tej Rusta theksoi se këtu është dora e disave në këtë ngjarje, ku të dyshuar për futjen e armës janë vëllai i Sokol Mjacaj dhe një vajzë që është prezantuar si mikesha e tij.

6 mln euro për skaner nuk ka, janë dhënë për sigurinë. Sistemet e sigurisë janë pjesë tjetër. Besoj se lekët nuk janë shpenzuar si duhet. Sokol Mjacan se ndalon dot kamera të lëvizë me armë në burg, mund ta ndaloj vetëm kontrolli fizik. Ne kemi parë se si El Capo para kamerave hapi kanal rrugë kalimi dhe iku dhe ja la filmimet e arratisjes prokurorëve më të mirë që ka bota. Dosja thotë se katër ditë para ngjarjes kanë punuar skanëeri dhe kontrolli fizik nuk është bërë. Fasilitetet nuk janë sot kanë qenë dhe do të mbeten sepse Sokol Mjacaj nuk është në top listën e të burgosurve, apo kategoria vip. S’ka kapacitete ekonomike të admirueshme, apo ushtarë që punojnë për ta, por a u përdor brenda burgut, a mori porosi nga jashtë se dimë. 5 takimet e bëra në 2023 janë takime që do kalojnë në filtër, ai në 1 shtator, 14 shtator, 22 shtator ka takime për të cilat një nga këto tre takime me çantën e ushqimeve apo korruptimit, apo shpërdorimin e detyrës Sokol Mjacaj ka marrë armën dhe takimi i fundit është në 16 nëntor. Pra Mjacaj nuk është nga ata persona që ka takime të përjavshme. Ka 5 takime dhe ose vëllai i Sokolit, ose vajza që është prezantuar një herë si kushërira dhe një herë si mikesha mund ti kenë sjellë armën.

Rusta theksoi se të burgosurit kanë një listë me sende që nuk duhet ti kenë në burg, ndërkohë që Mjacaj na del me armë, i plagosuri me telefon dhe ajo që shohim është se në harkun kohor të tre muajve janë ndërruar 3 drejtorë në burgun e Peqinit.

Po ta lexojmë dosjen vërtetë tregojnë për një situatë jo të mirë. Më kanë bërë drejtor të burgut të Peqinit kur nuk di ta bëj, nuk dua ta bëj. Në këtë situatë të rënduar do mbesin burgjet pa profesionistë sepse kush shkon për 300 mijë lekë. Këta nuk janë elita e krimit të Shqipërisë, këta janë ca mjeranë që vrit brenda burgut dhe jashtë saj dhe ku ka policë që i del përballë. Ai vetëm se s’ka dashur ti vrasë gardianët dhe policët se po të donte e bënte. Punon apo jo kamera, sot jemi në situatën dhe po të punonin kamerat Sokol Mjacaj ka hyrë në këtë skenën e vrasjes dhe e kreu por ka dhe shumë Sokol Mjacaj të tjerë. Këta janë në burg, ne paguajmë taksa, riedukimi dhe regjimi nuk është e vetmja mënyrë për ti dënuar, shumë të burgosur përsërisin veprat penale se thonë se jetojnë shumë më mirë brenda se jashtë, jetë luksi në burgje.

I pyetur se çfarë ka spikatur tjetër në dosje, Rusta tha se staf që nuk plotësohet, një lëvizshmëri e Sokol Mjacaj prej ditësh.

Kur ai thotë se unë kam një konflikt me Arben Lleshaj dhe se di se kur do e bëja vrasjen por kur dëgjova se do hyja në 41 biss e bëra. Vëllai dhe shoqja janë personat e dyshuar që mund të kenë futur armën, ose një policë i i korruptuar, apo një sanitar, një kuzhinier, apo të shantazhuar mund ta kenë ndihmuar për armën. Burgu është një kompleks banimi i fukarenjve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy