Një model i ri i inteligjencës artificiale që mendon më shumë dhe bën më pak gabime.
OpenAI, kompania mëmë e ChatGpt, ka lançuar 'o1', një seri të re modelesh gjuhësore të AI.
Si në versionet bazë, o1 është trajnuar për të imituar të menduarit njerëzor, duke shpenzuar më shumë kohë duke analizuar problemet përpara se të japë një përgjigje.
Kjo qasje i lejon modelit të trajtojë pyetje më komplekse si ato matematikore dhe të shkruajë kodin kompjuterik, duke minimizuar gabimet tipike të gjeneratave të mëparshme.



